Deçani ndërpret grevën, nga nesër fillon mësimi

Deçan | 21 Jan 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Në Deçan dakordohen për ndërprerjen e grevës, dorëhiqet kryetari i sindikatës në këtë komunë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar rreth takimit që ka pasur me përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë komunë,  janë dakorduar që greva në arsim të ndërpritet.

Kreu i Deçanit përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në mospajtim me situatën që është krijuar në arsim, kryetari i sindikatës në këtë qytet, Avdullah Lataj ka dhënë dorëheqje

Postimi i plotë i Ramosajt:

Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër të filloj procesi mësimor.
Nga mospajtimi me situatën dhe gjendjen e krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, japë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqësi i këtij institucioni.
Falenderoj përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për vendimin e marrur e në veqanti prof.Avdullah Lataj .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme