Del para gjykatës Shaban Gogaj, 18 vjeçari që vrau Agonis Tetajn

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Pejës pritet të shpallë sot aktgjykimin për rastin ku Shaban Gogaj akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e të riut, Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.

Në sallë tashmë ka arritur i akuzuari, Shaban Gogaj, i cili është sjellë me pranga në sallë. Gjykimi s’ka nisur ende, ndërkohë që në sallë shihet prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, pas rikualifikimit të veprës penale nga prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia, i akuzuari Shaban Gogaj, në seancën e 16 marsit, e ka pranuar fajësinë për veprën në fjalë.

Në këto rrethana, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, mori vendimin për aprovimin e pranimit të fajësisë, kurse shpalljen e aktgjykimit e caktoi për sot, në ora 14:30.

Të ngjashme