Pas dënimit me 8 muaj burgim për dhunimin e 15-vjeçares, kërkohet shkarkimi i gjyqtares

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 14:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një aksion simbolik në lidhje me rastin e dënimit të ulët për përdhunim nga Gjykata Themelore në Pejë, raporton Ekonomia Online.

Liridona Sjarina, nga organizatat që merren me të drejtat e grave, tha se janë duke kërkuar hetimin e përgjegjësisë disiplinore e gjyqtares së rastit, shkarkimin e gjyqtares së rastit si dhe ofrimin e transparencës së plotë për rastin.

“Gjykata Themelore në Pejë mori vendim për dënim prej 8 muaj e 8 ditësh për një burrë, i cili 10 vite më parë e kishte rrëmbyer duke e kanosur me thikë, e kishte mbajtur në një shtëpi kundërligjshëm dhe e kishte dhunuar seksualisht në grup, një vajzë 15 vjeçare. Ky vendim, përveç se i vonuar dhe jo legjitim, është thellësisht seksist dhe si i tillë vazhdon ta normalizojë e insistojë dhunën ndaj vajzave e grave”, tha ajo.

“Dhunimi seksual si vepër kriminale është i dënueshëm sipas Kodit Penal i cili sanksionon dënim prej 5 deri ne 20 vite burgim. Gjykata nuk kishte gjetur as edhe një rrethanë rënduese edhe pse përkundrazi e kishte rrëmbyer dhe e kishte mbajtur kundërligjshëm vajzën e mitur”.

“Gjykata mori vendim mes tjerash duke konsideruar si rrethane lehtësuese se si i akuzuari kishte shprehur keqardhje, se viktima gjatë aktit nuk kishte pësuar lëndime, ka qene i papjekur, ka fëmije dhe se nga koha kur është kryer vepra penale tashmë kane kaluar gati 10 vite”, theksoi Sijarina.

Më pas ata aksionin e kanë vazhduar edhe para Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të ngjashme