Dënohen me 6 vite burgim të akuzuarit që fyen dhe penguan policinë pas bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari të BIA-së

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, i ka dënuar me nga një vjet burgim secilin prej gjashtë të akuzuarve R.K., H.D., Sh.A., A.B., S.B. dhe S.H., pasi që ata në korrik të 2017-ës në fshatin Vranisht të komunës së Dragashit, me forcë penguan  zyrtarët policorë, të cilët kishin shkuar për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të S.R., i cili ishte i dyshuar si pjestar i Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Intelegjencës (BIA).

Një vendim i tillë ëshë marrë nga gjykatësi Fatmir Krasniqi, më 24 mars të këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi të siguaruar nga “Betimi për Drejtësi”, të dëmtuarit F.B., B.R., E.P., R.K., Sh.K., Z.K., F.H., S.R., L.Th., M.R., G.H., dhe G.K., të gjithë zyrtarë policorë të Stacionit Policor “Alfa” në Prizren, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike janë udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 30 prill 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj R.K., H.D., Sh.A., A.B., S.B. dhe S.H., me arsyetimin se ata në korrik të 2017-ës në fshatin Vranisht të komunës së Dragashit, me forcë pengojnë zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sipas prokurorisë, gjatë një plani operativ të Policisë së Kosovës (PK), Njërsia Hetuese – SRH dhe njësitë tjera mbështetëse të policisë, të cilët kishin shkuar për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të S.R., i cili ishte i dyshuar si pjestar i Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Intelegjencës (BIA), me ç’rast fillon kontrollimi nga ana e policisë në shtëpinë e tij, qytetarët fillojnë të mblidhen në afërsi të kësaj shtëpie të të dyshuarit, të cilët fillimisht vëzhgojnë veprimet policore.

Mirëpo, sipas prokurorisë pasi që përfundon kontrollimi i shtëpisë dhe njësitet policore fillojnë të largohen nga vendi i ngjarjes, të akuzuarit R.K., H.D., Sh.A., A.B., S.B. dhe S.H., i prijnë turmës së qytetarëve të revoltuar të cilët bllokojnë rrugën afërsisht 30 minuta, duke penguar lëvizjen e automjeteve zyrtare policore dhe në shënjë pakënaqësie fillojnë të fyejnë policinë me fjalët “j… ti drzhavu, llopovi, krimineli, bezhite odavde, to je Srbija, ovde je Srbija, majku vam j…, sh… gj…, majmuni, mangupi, etj”, me të cilat veprime kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Me këtë, R.K., H.D., Sh.A., A.B., S.B. dhe S.H. akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pengimi i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme prej një deri në pesë vjet burgim. 

Të ngjashme