Deputetja e Vetëvendosjes shfaq linjat trupore nga “Rana e Hedhun”

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Fjolla Ujkani është deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës.

Ajo është 22 vjeçare dhe vjen nga Vushtrria, dhe është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa Kuvendi i Kosovës është në pushime, edhe Fjolla po pushon, ku ka zgjedhur plazhin e Shëngjini në Shqipëri, konkretisht vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka publikuar fotografi nga atje, ku tregon se qëndron mirë edhe me linjat trupore.

“Shkretëtira e Arabisë jo, po Rëra e hedhur”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme