Dëshmorët Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj e Çelë Ukaj, shembulli se si mbrohet vendi

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 17:49 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dëshmorët Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj janë shembulli më i mirë se si është mbrojtur vendi.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në Gjakovë, me rastin e  20 vjetori të rënies së këtyre dëshmorëve të kombit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tutje u shprehë se populli shqiptar është mikpritës dhe si i tillë i ruan dhe i respekton komunitetet.

“Sot vi si bashkëluftëtar i të treve por edhe ne emër të institucioneve. Nikën e kam takuar në luftimet mbi Doblibare, në ato luftime ka qenë një presion i madh i forcave serbe me depërtuar ne pjesën e banuar. Ditën e tretë të luftimeve në atë pjesë është vështirësuar puna. Nika është vrarë në vijën e parë të fronit dhe kjo tregon për zotësin e tij. Edhe Çelen e Zefin i kam njoft kanë qenë të rinj”, tha Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit pohoi se kur janë në Gjakovë, kuptohet se sa e madhe është dhimbja që është përjetuar gjatë luftës.

“Këta njerëz kanë luftuar në oborrin e shtëpisë dhe nuk kanë shkuar në vende të huaja. Këta ishin shqiptar mbi çdo gjë tjetër. Rasti i Nikës është shembulli më i mire i një luftëtari. Kur jemi në Gjakovë e dimë sa e madhe është dhimbja. Ne nuk kemi pas rruge  tjetër për liri. Ne jemi për me ruajt vendin tonë popullin tonë, jem me i ruajt komunitetet që jetojnë me ne. Shqiptari është popull i vjetër dhe dimë me i respektuar miqtë tonë. Jemi të gëzum qe kemi miq të fuqishëm si Amerika”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se Kosova është vend që mund të jetohet dhe ky ishte amanet i dëshmorëve.

“Gjakova është vendi i cili ka më së shumti luftëtarë të vrarë, ka edhe martirë por e ka ruajt shpirtin. Këta dëshmorë një kohë nuk kanë thënë nuk jetohet këtu, ata madje kanë zgjedhur edhe të vdesin këtu. E kem për detyrë me ju thënë të gjithëve që jetohet në Kosovë sepse ky është një prej amaneteve të dëshmorëve”, u shpreh Gjini, raporton EO.

Në emër të familjarëve të dëshmorëve, Gjon Hajdaraj tha se dëshmorët nuk kanë vdekur, por kanë rilindur për të qenë gjallë në histori

“Këta djem nuk kanë vdekë, kanë rilind. Kanë vdekë për me qenë gjallë gjithmonë në historinë e vendit tonë”, tha ai.

Të ngjashme