Diaspora Shqiptare në ShBA mirëpritet ministrin Mehaj

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Pas vizitave në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vazhduar takimet me diasporën shqiptaro-amerikane, duke filluar me vizitën në Shoqatën e parë Shqiptare në SHBA, respektivisht Federatën Panshqiptare “Vatra” në New York.

Me këtë rast, udhëheqësi i Federatës, Elmi Berisha, ka shprehur falënderimet më të larta për vizitën e pare të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në SHBA, si mundësi e shkëlqyeshme për të rritur komunikimin dhe ndërveprimin diasporën shqiptare.

Ky komunikimi do të mundësoj ruajtjen e fuqishme dhe shumë të nevojshme të lidhjes me Atdheun , si dhe për të vlerësuar mundësitë për ofrimin e kontributit edhe më të madh në politikat zhvillimore si dhe përfshirjen në proceset e rëndësishme të forcimit të rolit të Republikës së Kosovës në aspektin ndërkombëtar.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në kauzën kombëtare të përpjekjeve në luftën për liri, çlirimin , lirinë , pavarësinë si dhe ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë.

Ai Përveç që njoftoi ata me rezultatet e takimeve paraprake në nivelet më të larta shtetërore vendimmarrëse amerikane, siguroi ata se do të jenë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë për realizimin e vizionit dhe synimeve të përbashkëta kombëtare, posaçërisht në forcimin e mekanizmave të sigurisë dhe mbrojtjes dhe atyre ekonomik.

Të pranishmit shprehën interesimin shumë të lartë me pyetjet e tyre adresuar ministrit Mehaj duke shprehur emocionet dhe potencuar fuqishëm vizitën e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, si ngjarje e jashtëzakonshme për vendin dhe kombin në përgjithësi.

Të ngjashme