Djegia e autobusit në Han të Elezit, policia njofton se pasagjerët ishin shtetas të Serbisë

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me djegien e autobusit që ndodhi ditën e martë në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

Policia njofton se autobusi ishte me 20 pasagjer shtetas të Serbisë.

“Është raportuar se në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit një autobus me 20 pasagjer shtetas të Serbisë për shkaqe ende të panjohura ishte përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit autobusi është djegë në tersi dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar” njofton Policia.

Të ngjashme