Dogana e largon nga puna një oficer doganor, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Prishtinë | 02 Gus 2022 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës e ka larguar nga puna një oficer doganor, që dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas Doganës, zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës. Rasti për të cilin ai dyshohet ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

“Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik”, ka njoftuar Dogana.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për largim të oficerit doganor nga puna

Prishtinë 2 gusht 2022. Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit egziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, qe synojmë ti zgjerojmë ne te ardhmen, me qëllim të shërbimit të qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Të ngjashme