Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar 59 urdhëresa të gjykatave kompetente

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit për të realizuar urdhëresat e Gjykatës Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti gjatë javës që shkoi, nga data 20-26 qershor-2022, janë realizuar 59 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,  nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme