Drini i Bardhë vërshohet nga mbeturinat

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Me vetëm 5 euro në muaj, qytetarët e fshatrave të Anadrinit do t’i hidhnin mbeturinat nëpër kontejnerë dhe do të përfundonin në deponinë e mbeturinave në Landovicë dhe jo si tani në shtratin e lumit Drini i Bardhë.

Disa persona të pandërgjegjshëm, mbeturinat kanë filluar t’i hudhin përskaj Drinit të Bardhë.

Një qytetar i cili në kushte anonimiteti i ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Ekonomia Online, duke thënë se këtë kohë të pandemisë, Coronavirusit, i shtohen edhe këto mbeturina, duke thënë se këto mbeturina kundërmojnë erë të keqe.

Të ngjashme