E kërcënoi me vdekje në prezencë të policisë, arrestohet prishtinasi

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vdekje një tjetër në prezencë të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, në prezencën e policisë ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar”m thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme