E sulmojnë fizikisht dhe ia grabitin paratë

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Dubravë të Ferizajt një person është sulmuar fizikisht dhe i janë grabitur paratë.

Rasti ka ndodhur të enjten në 02:33 në Dubravë të Ferizajt.

“Viktima mashkull K/Ashkali ka raportuar se dy persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij e kishin sulmuar atë fizikisht dhe kishin grabitur para të gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme