Edhe Ramiz Kelmendi përfshihet në debatin e fotografisë, nuk beson që Brovina është vizitore e faqeve pornografike

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Edhe deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi është përfshirë në debatin e shpërndarjes së fotografisë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se edhe pse kupton Brovinën se është manipuluar me foto të gabuar, në kuptimin e saj si foto, ka thënë se veprimet e forcave ushtarake serbe dhe paramilitare ishin edhe më të dhunshme se që i paraqet fotoja e ngritur nga zonja Brovin.

Shkruan se fotoja në një formë paraqet të vërtetën e hidhur, por po të gjendeshin foto të tilla mundë të ndihmonin krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb.

Të ngjashme