Ekrem Kastrari bënë homaze për në nderuar dëshmorët për festën e Flamurit

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekren Kastrati përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot së bashku me disa bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Malishevë në Kleçkë dhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz për të nderuar të gjithë dëshmorët në festën më të madhe të kombit shqiptar, festën e Flamurit

“Si kurrë më parë popullit shqiptar i duhet unitet në funksion të ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona kombëtare dhe të vërtetës sonë historike.Në këtë ditë të shënuar kujtojmë të gjithë ata që i shërbyen kësaj date ndër shekuj”, ka shkruar Kastrati.

Kastrari i ka uruar të gjithë qytetarët për festën e 27 nëntorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme