Familja i jep fund kërkimit të biznesmenit Remzi Hoxha, mbajnë përgjegjës Sali Berishën

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 13:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxha, djali i tij, Ardiani ka mbajtur një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se babai i tij është rrëmbyer nga vendi i punës nga nëntë persona të udhëhequr nga ShIK-u famëkeq i Partisë Demokratike, ku në krye të saj ishte Sali Berisha.

“Sot jemi mbledh me rastin e 25-vjetorit të zhdukjes së babait tim që pikë e parë ta përkujtojmë atë në një ditë të dhimbshme dhe të ndajmë mendimet që i kemi sesi do të vazhdojmë më tutje. Jemi 25 vite që e kemi të zhdukur babin tonë edhe jemi në një pikë që kemi humbur shpresë në institucionet e drejtësisë dhe klasës politike në Shqipëri dhe kemi ardhur në një pikë që duhet t’i prejmë gjërat sado që është e dhimbshme për ne dhe të vazhdojmë tutje”.

Hoxha ka thënë se babai i tij është vrarë nga Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro e të tjerë, me urdhër të Sali Berishës.

“Babin tim e kanë rrëmbyer në vendin e punës dhe që nga ajo ditë është pa nishanë. Janë përpjekur që të na qojnë në kahje të ndryshme dhe kanë dhënë orientime të ndryshme por e vërteta është një dhe pas 17 vite maltretime, sorollatje në zyrat e ndryshme iu dashtë që Gjykata e shkallës së parë ta vërtetojë që kryesit e këtij kemi ishin nëntë persona nga SHIK që udhëhiqej nga Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro dhe nga Sali Berisha”, tha Hoxha teksa shtoi se personat janë me emër e mbiemër, raporton EO.

“Sado të thotë Berisha se kinse janë politikë, kjo nuk është e vërtete. Për fat keq fajin ja lëmë vetëm Ilir Kumbarës i cili është në arrati. Sot jemi 25 vite pa varr e pa eshtra dhe ne si familje duam që babait tim tia bëjmë një varr dhe memorial që mund të shkojmë e ta vizitojmë”.

“Nuk është e lehtë për ne që ta pranojmë por duhet ta bëjmë zemrën gurit dhe ta bëjmë këtë. Duke u marr për këto vite për gjetjen e eshtrave, ne nuk kemi mbërri t’i tregojmë botës që ka bërë babai im për gjendjen e shqiptarëve”, tha ai.

“Ne gjithë këto vite nuk kemi kërkuar as hakmarrje por që ti kemi eshtra dhe t’ia bëjmë një varr dhe të vazhdojmë me jetën. Është e vështirë që shumë kanë përjetuar sepse vdekja është shumë e rëndë e lerë më zhdukja”.

Të ngjashme