Familjarët e zyrtares policore mbërrijnë në vendin ku ajo u gjet pa shenja jete

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtare policore në Gjilan është gjetur pa shenja jete sot.

Lajmin e ka konfirmuar për T7, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalur edhe familjarë të viktimës.

Zëdhënësi Ismet Hashani ka thënë se policia është njoftuar se në varrezat e qytetit të Gjilanit është një person pa shenja jete, derisa ka thënë se nuk ka detaje se kush është viktima.

“Policia e Kosovës është njoftuar se këtu në varrezat e qytetit në Gjilan është një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet tona policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar që e kanë konfirmuar vdekjen e një personi femër, i kemi këtu njësitet policore, për momentin nga hetuesit është cilësuar si vdekje e dyshimtë, gjersa gjatë hetimeve do ta shohim dhe do ta dimë saktë kush është personi dhe do të mësojmë edhe detaje tjera rreth këtij rasti të rëndë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme