Fansi i Clark dëshiron ta takojë e t’ia japë fotografinë që e bënë 22 vjet më parë

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-gjenerali i NATO-s që udhëhoqi bombardimet liri-sjellëse për Kosovën, Wesley Clark, këtë të mërkure qëndron për vizitë në Kosovë.

Ushtaraku që për Kosovën ka vend të veçantë po pritet enkas edhe nga një qytetar i cili dëshiron që, veç mirënjohjes, t’i dhurojë edhe një fotografi të printuar ku kryeprotagonist është vetë gjenerali Clark.

Këtë dëshirë Idriz Makolli e shpreh teksa tregon se si arriti t’i afrohet Clarkut para 22 vjetësh kur ai qëndroi në Prishtinë pas çlirimit.

Të ngjashme