“Festa e Abetares” bashkon shqiptarët – unifikimi i arsimit përgjegjësi kombëtare

Prizren | 17 Maj 2019 | 13:10 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prizren është mbajtur manifestimi tradicional “Festa e Abetares”. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin ministri i Arsimit i Kosovës Shyqiri Bytyqi, dhe ministrja e Arsimit e Shqipërisë Besa Shahini, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se Festa e Abetares është një ngjare e nj rëndësie të veçantë, jo vetëm për nxënësit dhe mësimdhënësit, por për tërë kombin shqiptar.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të kenë marrëveshje edhe me Maqedoninë, për unifikimin e sistemit arsimor.

 “Sot është një festë e përbashkët e Abetares Kombëtaret për të cilën ne si MAShT ne bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë si dhe shumë shpejt me Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë do të kemi hapa të tjerë të përbashkët që do të bëjmë marrëveshje të përbashkët drejt unifikimin te sistemit arsimorë, unifikimi i sistemit arsimor do të thirr një hap përpara në unifikimin e kombit shqiptarë”, tha ministri Bytyqi.

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, tha se bashkëpunimi në fushën e arsimit,  është obligim kombëtar.

Sot e kemi një plan – program që përdoret si në Kosovë si në Shqipëri. Kemi abetaren e unifikuar, kemi edhe disa libra që përdoren njëjtë dhe kemi synimin që bashkërisht më ministrin Bytyqi që të shkojmë drejt një unifikimi total e gjithçkaje që përdoret në arsimin parauniversitar. Kjo është e domosdoshme që bashkërisht t;i përmirësojmë jo vetëm aftësitë bazike tek nxënësit, por ta rritim ta rritim edhe dashurinë për atdhe dashurinë tonë për gjuhën, ta qojmë përpara shqip në rajon dhe për të gjithë shqiptarët”, tha ajo.

Ardiana Shehu përfaqësuese e ministrisë së Arsimit nga Maqedonia, tha se një abetare e përbashkët do të unifikonte tërë kombin shqiptar.

“Përshëndetje për të gjithë për këtë manifestim madhështorë shpresojë që të bëhë edhe më shumë të bëhet për të gjithë kombin shqiptar. Shpresoj për një abetare të përbashkët që të kemi në të ardhmen”, tha ajo.

kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, si nikoqir  falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, ndërsa shtoi se sistemi arsimor në vend po ballafaqohet me probleme dhe sfida.

“Sot përveç që kemi abetaren në bankat shkollore kemi problemet dhe sfida të ndryshme këto u lajmëruan në testin e PISA-s. Para disa vitesh atëbotë unë së bashku me disa deputetë të Kuvendit, pozitës dhe opozitës u bashkuam dhe votuam një rezolutë për arsimin dhe kjo kaloi ku arsimi është prioritet i shtetit të Kosovës. Shpresoj që nga fjalët të fillojnë në të bëma.

Një fjalë rasti mbajti edhe Driton Rexhepi, drejtori i Arsimit në Bujanoc.

Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin shkolla nga Shqipëria, nga Maqedonia poashtu edhe nga shumë qytete të Kosovës, Prizreni, Prishtina, Peja Gjakova e tjerë.

Në fund të organizimit nxënësve iu ndanë mirënjohje në mënyrë simbolike për mbarimin e klasës së parë.

Të ngjashme