Fjalët emocionuese të drejtoreshës për mësuesen 24 vjeçare që vdiq në gjumë

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Për 20 nxënësit e një klase në shkollën fillore “Fazli Grajqevci” nuk do të ketë mësim sot për shkak të vdekjes së mësueses së tyre Lindita Preteni. Vdekja e papritur e mësueses 24-vjeçare ka tronditur kolektivin e shkollës. Në njoftimin e mortit, kolegët e të ndjerës kanë shprehur dhimbjen e thellë.

Drejtoresha e shkollës, “Fazli Grajqevci”, Naxhije Kurti, e çmoi punën që e ndjera tash e një vit e kishte bërë në shkollën që Kurti e udhëheq.

“Lindita ishte shembull, një mësues e e pa shoq. Që një vit ka qenë në shkollën “Fazli Grajqevci”, në një paralele e cila i ka 20 nxënës. Ata sot nuk kanë dal në mësim. Janë të gjithë të mërzitur për vdekjen e Linditës”, ka deklaruar për Express, drejtoresha e shkollës.

Lindita, 24-vjecare, ndërroi jetë papritur mëngjesin e sotëm. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e saj.

Ndërkohë, varrimi do të bëhet sot gjatë orës 16:30 në varrezat e qytetit në Shipol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme