Flet Gani Geci pasi Shaban Syla i kërkoi falje nga burgu

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka bërë të ditur se pranon kërkimfaljen e Shaban Syles, pasi ky i fundit tha se djemtë e tij ishin të pajisur me armë për shkak se kishin dyshime se ishin sulmuar nga njerëzit e Gecit.

Geci përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai e pranon kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujtdo qoftë.

Sipas tij, jo vetëm Sylës por kujtdo që i ka noddhur ndonjë e keqe nga familja Geci që 120 vite e këndej, ata janë në gjendje që t’i përgjigjen.

Debati mes Gecit dhe Sylës nisi pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas, ku i dyshuar kryesor për këtë krim është djali i Shaban Sylës, Leutrimi.

Akuzat e Sylës drejt Gecit, i mohoi ky i fundit duke u betuar në 48 pleq se djemtë e tij nuk kanë dorë në këtë çështje dhe si pasojë e kësaj Shaban Syla i kërkoi falje publike Gecit.

E Shaban Syla përmes burgut i kërkoi falje Gecit duke thënë se ka bërë deklarata të nxituara.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Gani Gecit:

Të nderuar qytetarë,
Para pak minutave më thirri në telefon një gazetar i gazetës “Insajder” dhe më pyeti se a e pranon kërkim faljen e Shaban Syles.
I thash gazetarit prit pak ta lexoj dhe pasi e lexova kërkim faljen e Shaban Sylës.
E pranoj kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujt do qoftë që kërkon falje . Edhe një herë une jo vetëm Shaban Sylës, po kujt do në Republikën e Kosovës dhe anembanë shqiptarisë, që ka dyshime në mua, vëllezërit e mij, nipat e mij por që ka dyshime edhe në babain tim që u vra me 1981, babgjyshin tim që u vra me 1945, ktaragjyshin tim që u vra me 1903 që i ka bërë një të keqe tinëz dhe mbrapa shpine familjarve të ndokujtë qe 120 vjet e këndej ne si stërnipa jemi në gjendje ti përgjigjemi.

Mua më vjen keq per rastin që ka ndodhur në Drenas ku ka mbetur i vrarë një veteran i luftës familjes Demiri së të ndjerit i shprehim ngushllime.
Kërkim falja është akt njerëzor sepse nuk ka njeri të pagabueshëm në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme