Fotografi e papublikuar më parë, Hashim Thaçi në zyret e BSPK-së në vitin 1992

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka publikuar një fotografi të vitit 1992 në zyret e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ku shihet edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi në funksionin e studentit-prorektor në mesin e ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci.

BSPK luajti rol kyç në organizimin e sistemit arsimor gjatë viteve 90’ta kur shqiptarët e Kosovës ishin dëbuar nga objektet universitare.

“Foto e shkrepur në zyret e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, 1992, nga fotoreporteri i gazetës RILINDJA, z. Ilaz Bylykbashi. Katër personazhe që luajtën rol kyç për të mos pasur vakuum në nivelin e edukimit të lartë në Universitetin e Kosovës, për mëvetësinë dhe pavarësinë e këtij sistemi, pas dëbimit të profesorëve dhe studentëve nga objektet universitare: Ejup Statovci, rektor, Dali Emërllahu, zv/rektor, Destan Halimi, sekretar i përgjithshëm i UK dhe Hashim Thaçi, student-prorektor”, ka shkruar Syla.

Të ngjashme