Fshati Shkabaj edhe sot pa ujë deri në orën 18

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj se duke filluar që nga ora 17:00 e ditës së djeshme dhe deri sot në orën 18:00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Sipas kësaj kompanie të ujësjellësit arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është realizimi i një intervenimi teknik në rrjetin e ujësjellësit në disa rrugë.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është realizimi i një intervenimi teknik nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit në rrugën ,’Gjergj Balsha’ në lagjen ,’Arbëria,’ në Prishtinë, gjegjësisht ndërrimi i një gypi me diametër 250 mm për shkak të dëmtimit dhe zëvendësimi i tij me një gyp të ri”, thuhet në njoftimin për media të Ujësjellësit.

Sipas këtij njoftimi, këto punë teknike po bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme