Fushata globale kundër dhunës ndaj grave, Haxhiu e Nagavci bashkëbisedojnë me nxënësit e “Faik Konicës”

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 08:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e kanë vizituar shkollën fillore “Faik Konica”, raporton Ekonomia Online.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të fushatës globale kundër dhunës ndaj grave me moton “As edhe një më shumë”, fushat kjo e cila do të vazhdoj për 16 ditë.

Nagavci dhe Haxhiu bashkëbiseduan bashkë më nxënësit e kësaj shkolle për fenomenin e dhunës në familje.

Me këtë rast Nagavci tha se këtë fushatë kanë vendosur ta fillojnë me nxënësit që ata të vetëdijesohen kundër dhunës.

“Kemi vendos me ardhur në këtë shkollë se di të shohim aktivitete të mira nga nxënësit. Kjo është ora e parë gjatë këtyre 16 ditëve sa do të vazhdoje kjo fushatë, do të marrim pjesë edhe në shkolla tjera”.

“Kemi vendosur që këtë fushat ta vazhdojmë edhe ne shkolla për vetëdijesimin e nxënësve. Bëj thirrje që aktivitetet të zgjerohen edhe në shkollat tjera”, tha ajo

Përderisa ministrja Haxhiu u bëri thirrje nxënësve që të kenë respekt ndaj-tjetrit, të mos bullizojnë dhe ta raportojnë dhunën.

Madje ajo tha se kanë miratuar një varg ligjesh që t’u gjenden pranë familjeve dhe viktimave të dhunës ne familje, duke shtuar se dhunuesit duhet të dënohen.

“Bashkërisht mund të diskutojmë për problemet që po e shkatërrojnë shoqërinë tonë. Edhe shkollat e tjera e Universitet duhet ta ndjekin shembullin e kësaj shkolle. Ne kemi nisur mëngjesin në shkolla sepse besojmë se është e rëndësishme bashkëbisedimi me nxënësit. Kemi miratuar shumë ligje që t’i gjendemi pranë familjeve dhe viktimave të dhunës në familje”.

“Dikush që ushtron dhunë në familje mund të dënohet. Kisha kërkuar nga ju që të keni respekt për njeri-tjetrin, ta respektoni fjalën e tjetrin, të mos bëni bullizëm, sepse e shkatrrën jetën e një nxënësi, fëmije të rrituri. Është shumë e rëndësishme me pasur respektin ndaj tjetrit, është mirë që ta raportoni dhunën” tha ajo.

Nxënësja Rina Reqiça, e pyeti ministren Haxhiu, “A mendon dhuna në filma ka ndikim në jetën reale edhe si e vlerëso fenomenin e dhunës së grave ndaj burrave”.

Ministra Haxhiu duke u përgjigjur në këto pyetje tha se dhuna ka ndikim ku do që ajo shfaqet.

Ajo tha se fenomen është dhuna e burrave ndaj grave dhe se nga janari deri janë raportuar 2 500 raste, raporton EO.

“Dhuna mund të ndikoj ku do që ajo shfaqet, si në film, qoftë përmes muzikës, këngës. Shqetësimi më të madh e kam sepse shumë shpesh dëgjojmë këngë që shfaqin dhune, unë mendoj që kjo është gabim, mund të krijosh këngë pa përdorur fjali të cilat ndërlidhen me dhunën. Të rinjtë tanë dëgjojnë këto kënge. Ky fenomen mund të ulet përmes muzikës, artit, filmit”.

“Sa i përket rasteve të dhunës se burrave ndaj grave apo dhunës së grave ndaj burrave unë konsideroj që është fenomen dhuna e burrave ndaj grave. Nëse bazohemi në statistika nga janari deri tani kemi pasur 2 500 raste të cilat janë raportuar dhe nga këto rreth 300 kanë qenë dhuna e grave ndaj burrave dhe të tjerat Ka shumë raste që vajzat dhe gratë konsiderohen si objekte dhe pronë e burrave. Ende konsiderohet që burri me i tregu gruas se çka me vesh, kur me fol dhe me cenuar integritetin fizik dhe seksual të saj”, tha ajo.

Nxënësi Lorisi Begu, tha se nuk pajtohet ministren Haxhiu që dhuna që shfaqet nga këngët ndikon te të tjerët, ngase sipas tij, në ato këngë shfaqet dhuna që vetë personazhet kanë përjetuar në jetën personale.

Përderisa ministrja Nagavci tha se roli i mediave është shumë i rëndësishëm për mesazhet që ato përcjellin.

“Kemi pasur raste që edukator ose mësimdhënës që ndoshta pa vetëdije kanë ushtruar dhunë ndaj atyre të cilët ka pasur dëshirë që t’iu ndihmoj me një qasje jo të mirë. Në këtë aspekt roli i mediave është shumë i rëndësishëm për mesazhin që e përcjellin në qoftë atë pozitiv apo negativ, për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha ajo.

Në lidhje me aktivitet gjatë 16 ditëve të enjten Haxhiu në një konferencë për medie ka bërë të ditur se rreth 200 aktivitet do të organizohen në gjithë vendin.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme