Gashi në “Sofrën e Gurbetqarëve”: Ju po e mbani gjallë ekonominë e vendit

Zhur | 02 Gus 2019 | 19:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në aktivitetin “Sofra e Gurbetqarëve”, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se diaspora po e mban gjallë ekonominë e vendit.

“Ky festival po mbahet për herë të dytë. Vitin e kaluar është mbajtur në Prizren e këtë vit në fshatin Zhur. Jeni ju pikërisht ata që e keni mbajt gjallë ekonominë e këtij vendi në këto dy dekadat e fundit”.

Gashi me këtë rast është zotuar se ky festival  do të jetë tashmë tradicional, raporton EO.

“Nuk do të jetë viti i fundit, sepse ky organizim tashmë do të bëhet tradicional. Festivali do të mbahet në çdo cep të Prizrenit si shenjë falënderimi për mërgimtarët të cilët kanë dhënë shumë për vendin tonë”.

“‘Sofra’ shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për punën dhe kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës në përgjithësi e posaçërisht për zhvillimin e jetës kulturore dhe ruajtjen e traditave shqiptare në mërgatë”, tha ministri Gashi.

“Në kuadër të aktivitetit të organizuar në nderim të Mërgatës, shpërndava edhe mirënjohje për individë që kanë kontribuuar për zhvillimin e kulturës së Kosovës në vendet e Mërgatës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, duke e ruajtur kësisoj traditën, gjuhën e kulturën tonë”, tha ministri Gashi.

Tutje Gashi tha se “si shprehjes respekti dhe falënderimi për kontributin e bashkatdhetarëve tanë, Ministria po mbështetë edhe përçimin e vlerave të mirëfillta kulturore duke e pasuruar jetën kulturore. Ne MKRS po angazhohemi  vazhdimisht që organizimet e mirëfillta kulturore të kenë hapësirën dhe përkrahjen e nevojshme ashtu që bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës të kenë se çfarë të shohin e dëgjojnë dhe si ministër ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për këtë”.

Të ngjashme