Gashi tregon se pse nuk u kandidua për deputet të PDK-së

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 20:36 | Nga

Anëtari i PDK-së, Ibrahim Gashi i cili në muajin nëntor të vitit 2016, aderoj në Partinë Demokratike të Kosovës, nuk është kandiduar për deputet të kësaj partie.

Në listën zgjedhore të PDK-së, nuk figuron i emri i tij. Gashi për Indeksonline ka treguar arsyeje se pse nuk është pjesë e listës zgjedhore.

Ai ka thënë se dega e PDK-së në Drenas dhe Kryesia Qendrore e kishin propozuar për të qenë pjesës e listës, por që pas koalicionin të PDK-së me AAK-në dhe Nismën, ai ka hequr dorë nga lista.

“Unë falënderoj degën e PDK-së në Drenas dhe Kryesinë Qendrore që më kishin propozuar për të qenë pjesë e listës, por pas lidhjes së koalicionit PDK-AAK-NISMA, dhe pas një bisede më Kryetarin z. Veseli unë kam hequr dorë nga lista” ka thënë Gashi.

Anëtari i PDK-së, Ibrahim Gashi, njëherit ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë se do të ndihmojë PDK-në që të dal fitues në zgjedhje bashkë me koalicionin.

“Do do ta ndihmoj PDK-së, më gjithë ndikimin tim, që të jetë fituese bindëse e këtyre zgjedhjeve dhe së bashku më partnerët e koalicionit ta qeverisë vendin drejt Fillimit të Ri” ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se nuk behët fjalë për ndonjë pakënaqësi, por, që vet ka propozuar të mos jetë pjesë e listës zgjedhore për deputet të PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Me 14 nëntor Ibrahim Gashi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Gashi ka qenë rektor i UP-së me 2012, ndërsa ka qenë edhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme, sa ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme