Gastronomët vendosin shishe të verës me emrat e shteteve që njohën Kosovën

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 14:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shishe të verërave me flamujt të cilët e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, janë vendosur në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Poshtë flamujve është vendosur edhe shkrimi “Loading”.

Kjo është bërë në një ceremoni simbolike nga shoqata e Gastronomëve të Prishtinës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.  

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se i falënderojnë shtetet që kanë njohur Kosovën.

“Faleminderit gjithë shoqatës së Gastronomve , që ky është një gjest më i mirë i juaji. Unë ju falënderoj dhe mund të ju them që edhe se  në Kosovë nuk është jeta më e mirë ne e dimë qysh me festuar”, u shpreh Haradinaj.

Të ngjashme