Gërmimet në veri të Kosovës: Po kërkohen eshtrat e 19 personave që dyshohet se u vranë gjatë luftës

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Në Mitrovicën e Veriut gërmohet për eshtrat e personave të zhdukur në luftë

Eshtrat e 19 personave që dyshohet se janë vrarë gjatë luftës po kërkohen në këtë vend.

Gërmimi po bëhet në varret e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës.

E këtë të enjte në këtë vend janë gjetur eshtrat e njërit prej personave që dyshohet së është vrare gjatë luftës.

Këtë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në kuadër të zyrës së kryeministrit Kushtrim Gara.

Gara gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që ne rast te hasjes se eshtrave në ndonjë lokacion të mos i zhvendosin ato por ti lajmërojnë institucionet.

E se dyshohet qe në këtë vend ndodhen mbetjet mortore të 19 viktimave e ka theksuar edhe  Bajram Qerkini, kryetar i shoqatës ‘Zëri i Prindërve’ në Mitrovicë.

Kosova edhe 20 vjet pas luftës i ka edhe 1641 persona te zhdukur për fatin e të cilëve familjarët nuk rreshtin së kërkuari.

Të ngjashme