Gjakovë, gjashtëvjeçari në gjendje të rëndë pasi goditet nga vetura

Gjakovë | 04 Qer 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë gjashtëvjeçar është shkelur nga një veturë sot në Gjakovë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Piskot”.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

“Një veturë ka goditur një gjashtëvjeçar në lagjen “Pistok” të Gjakovës. Fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë”.

Ai shtoi se të gjitha masat janë marrë nga policia e Kosovës dhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme