Gjashtëvjeçarja Leonida Salihi ka nevojë për ndihmën tuaj

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Gjashtëvjeçarja Leonida Salihi ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë.

Ajo vuan nga Leukemia Akute dhe aktualisht është duke u trajtuar jashtë vendit me ndihmesë financiare nga Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë, qëndrimi në Turqi është i papërballueshëm për familjen Salihi, e cila kërkon ndihmën tuaj. Babai i Leonidës, Bislim Salihi, ka bërë të ditur se vajza ka nevojë të qëndrojë edhe gjashtë muaj në Turqi, për t’i marrë të gjitha trajtimet e nevojshme.

Xhirollogaria ku ju mund të dhuroni mjetet financiare:

TEB

Naile Salihi

20-11-0001636259-45

Numri kontaktues: 045369773

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme