Gjendet e vdekur një grua në Kaçanik

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në Kaçanik. Një grua rreth moshës 50 vjeçare është gjetur pa shenja jete te ura e Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Rreth orës 18:00 Policia është informuar nga qytetarët se kanë parë një grua rreth moshës 50 vjeçare të shtrirë në rrugë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e saj”, tha ai.

Gashi tha se vdekja po cilësohet si e dyshimtë, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin.

Të ngjashme