Gjendja nëpër pikat kufitare

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për gjendjen nëpër pikat kufitare të vendit.

Sipas infografikës së publikuar, pritjet nëpër pikat kufitare janë 3 deri në pesë minuta.

Përveç Merdares, nëpër pikat e tjera kufitare s’ka kolona. Sipas njoftimit, në këtë pikë kolona është 20 metra në hyrje, por që pritjet për të hyrë edhe këtu zgjasin 3-5 minuta.

Edhe rrugët që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar thuhet se janë të kalueshme.

Të ngjashme