Gjeti kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit në Ferizaj

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Dje një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’ në Ferizaj.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

“Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen  paratë  1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së”, njofton policia, transmeton Express.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Të ngjashme