Gjilan, arrestohet pasi huazoi 450 euro dhe nuk i ktheu më

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan ka arrestuar për mashtrim një person të gjinisë mashkullore.

Sipas policisë, i dyshuari i kishte marrë nga viktima mashkull kosovar në huazim 450€ dhe të njëjtat nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

MASHTRIM /Rr. Adem Jashari, Gjilan 27.06.2021 – 14:00-16:00. Më datë 05.06.2022 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti i kishte marrë nga viktima mashkull kosovar në huazim 450€ dhe të njëjtat nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme