Gjilan, rrëzohet nga shtylla elektrike, dërgohet në QKUK

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili e kishte ftuar një person t’i kryente disa punë elektrike.

Ky i fundit gjatë tentimit për t’i kryer punët është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

“Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Të ngjashme