Gjyqtarët dhe prokurorët kritikohen se po punojnë ngadalë

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Rreth 21 mijë lëndë të papërfunduara janë grumbulluar në sirtarët e Dhomës së Posaçme, e cila për një vit nuk arriti të marrë vendime në lidhje me rastet në shqyrtim.

Gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë vazhdojnë të thumbohen me kritika, qoftë nga diplomatët perëndimorë apo shoqëria civile, për shkak të, siç thuhet, punës së ngadalshme dhe zvarritjes së lëndëve. Me kritika ndaj punës së tyre shprehen edhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Sa i përket pagesës, gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë, sipas të dhënave të shoqërisë civile, janë ndër më të paguarit, nëse krahasohen me kolegët e tyre nga vendet e rajonit. Paga e një gjyqtari në këtë gjykatë është nga 2,200 deri në 2,300 euro.

Por, ata nuk po arrijnë të kryejnë punët me të cilat janë të ngarkuar, deklarojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë që monitorojnë punën e mekanizmave të sistemit të drejtësisë./REL

Të ngjashme