Grenell në Prishtinë, ndan me ndjekësit instalacionin që iu dedikohet të pagjeturve nga lufta në Kosovë (FOTO)

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai aktualisht gjendet në Prishtinë, ndërsa shprehet përmes Instagramit se në kryeqytetin kosovar po ndjen energji të mirë, përcjell Klankosova.tv.

”Ka një energji të madhe në Prishtinë, Kosovë – ju mund ta ndjeni atë”, shprehet Grenell shkurt.

Ai edhe ka ndarë për ndjekësit e tij edhe fotografi të shkrepura në Prishtinë, përfshirë dhe nga instilacioni ”Më gjeni”, nga artisti kosovar Eroll Murati, që iu dedikohet të pagjeturve nga lufta në Kosovë.

Të ngjashme