Gruaja e kryeministrit kanadez preket nga Coronavirusi

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, do të qëndrojë i izoluar për dy javë pasi gruaja e tij, Sophie Trudeau është e prekur nga Coronavirusi.

Kjo gjë ka bërë që provinca e Ontarios t’i mbyllë të gjitha shkollat për ta penguar përhapjen, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Sophie Gregoire Trudeau e cila rishtazi është kthyer nga Londra ka përjetuar simptoma të ngjashme me gripin, kështu ajo ka kryer testin për të mësuar nëse është e prekur nga koronavirusi dhe rezultati i saj ka dalë pozitiv.

“Kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore pa ndonjë simptomë. Si masë paraprake duke ndjekur këshillat e mjekëve, ai do të jetë në izolim për një periudhë prej 14 ditësh, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Të ngjashme