Hapet Qendra e Frankofonisë në Vushtrri

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 17:17 | Nga

Shefi i Misionit të diplomacisë franceze në Prishtinë, ambasadori, Didier Chabert, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë përuruar sot Qendrën e Frankofonisë në Vushtrri.

Me rastin e hapjes së kësaj qendre në ambientet e njërës prej shkollave më të madhe të qytetit, siç njofton komunikata për media, ambasadori Chabert, duke vlerësuar bashkëpunimin me autoritet lokale, ka thënë se ajo do të jetë një urë lidhëse për të rinjtë me vendet frankofone.

“Kjo qendër në Vushtrri do të jetë urë lidhëse në mes të rinjve dhe qytetarëve të Vushtrrisë me vendet frankofone”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Tahiri ka vlerësuar mbështetjen që i ka dhenë ambasada franceze hapjes së kësaj qendre.

“Është një mundësi e mirë për të rinjtë vushtrrias që të njihen me gjuhën, kulturën dhe letërsinë franceze, e po ashtu edhe një mundësi e mirë që studentët të shkëmbehen me universitetet dhe shkollat franceze dhe të vendeve frankofone”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme