Haradinaj, homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahmani në 22-vjetorin e rënies

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahman, në 22-vjetorin e rënies së tij, si dhe te varret e bashkëluftëtarëve Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. Haradinaj, ka thënë se veprat dalëzotëse për Atdheun si ato të Agron Rrahmanit, janë pragu më i lartë i krenarisë kombëtare.

“Në 22-vjetorin e rënies, për të nderuar veprimtarinë e Heroit të Kombit, komandantit të guerileve të para, Agron Rrahmani, së bashku me familjen, kam bërë homazhe pranë varrit të tij. Vepra e dalëzotësve të Atdheut si Agroni, i cili u vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare. Po sot, në nderim të kontributit të tyre për lirinë e Kosovës, bëra homazhe te varret e bashkëluftëtarëve, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme