Haradinaj: Kosova iu përgjigj në mënyrë të duhur situatës në Shqipëri

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 12:56 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas homazheve tek varret e dëshmorëve në Velani, tha se Kosova i është përgjigjur në mënyrë të duhur ngjarjes tragjike në Shqipëri pas tërmetit i cili la të vdekur dhjetëra persona dhe shkatërroi shumë shtypi e banesa, raporton EkonomiaOnline.

Ai tha se ushtria dhe policia kosovare po bëjnë një punë të mirë atje dhe shpreson që të nxjerrën të gjallë personat që kanë mbetur nën gërmadhat e ndërtesave.

“Kjo festë është në nderin e tragjedisë qe ndodhi në Shqipëri ku qytetarë të Kosovës bashkëkombës tanë nga Shqipëria humbën jetën, ka shumë të lënduar. Me duhet me thënë se Kosova ka qenë si duhet dje, institucionet e vendit kanë kryer veprimet e duhura që t’i dalin në ndihmë bashkëkombësve të Shqipërisë dhe gjithë atyre qe janë prekur. Edhe ushtarët e policët tanë edhe njësite tjera janë edhe sot në përkrahje të Shqipërisë për nxjerrjen e mundshme të të gjallëve të mbetur në rrënoja por edhe për sanimin e dëmeve”, tha ai

Haradinaj tha se në të njëjtën kohë sot nderojnë te rënët për liri.

Të ngjashme