Haradinaj nuk pritet të lirohet së shpejti

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 09:01 | Nga

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk pritet të lirohet së shpejti, derisa sot bëhen tre muaj që nga ndalimi i tij nga autoritetet franceze.

Kështu thotë Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke shtuar se ky rast tanimë ka hyrë në proces të shqyrtimit nga ana e autoriteteve gjyqësore në Francë lidhur me ekstradimin e tij në Serbi apo lirimin e tij.

“Vet fakti se gjykata ka vendosir të vleresoj kërkesën e Serbisë për ekstradim, nënkupton se z. Haradinaj nuk pritet të lirohet së shpejti. Përkundrazi, procesi i shqyrtimit të kërkeses se autoriteteve serbe mund të marr kohe edhe muaj të tërë,” është shprehur Miftaraj, për abresh.info.

Sipas tij, praktika në raste të ngjajshme ka treguar kur qytetarë Kosovarë jane mbajtur në arrest në shtete të BE-së edhe deri në një vit.

“Andaj gjithmonë duke u bazuar në ligjin e aplikueshëm në Francë dhe standardet e Këshillit te Evropës lidhur me procedurat e ekstradimit, në këtë fazë që ka hyrë rasti kunder Ramush Haradinaj, nuk mund të pritet lirimi i tij i shpejtë,” deklaron Miftaraj, për arbresh.info.

Një gjykatë në Francë ka shtyrë vendimin për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill si “një afat shtesë për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë”.

Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze tre muaj më parë, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.

Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga autoritetet franceze, në disa vende evropiane dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka qytetarë shqiptarë, është protestuar për lirimin e tij

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme