Haradinaj i shpreh mirënjohje Gjermanisë për mbështjetjen

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 18:29 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Berlin.

Kryetari Haradinaj është pritur në takime të ndara nga Hans Joachim Falenski, Këshilltari për Politikë të Jashtme i Grupit Parlamentar CDU-CSU, Helge Tolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Çështje Ekonomike të Gjermanisë, si dhe z. Christian Wiesenhutter, Zëvendës Shef Ekzekutiv i Odes për Ekonomi dhe Industri në Berlin.

Kryetari Haradinaj në këto takime foli për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, aspektet socio-ekonomike dhe zhvillimore, sundimin e ligjit, proceset integruese si dhe mundësit e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Kryetari Haradinaj, nikoqirëve ua përcolli edhe mirënjohjet dhe falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme