Hasani përgëzon profesorët e universiteteve dhe kolegjeve që janë duke kandiduar për deputetë

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Task-Forcës Shtetërore për Anti Drog dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar profesorët e Universiteteve shtetërore dhe Kolegjeve private që janë kandidatë për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Postimi i tij i plotë:

Pas këtij procesi zgjedhor duket që edhe rezultatet e studentëve do të jenë më të larta përveç atyre politike.

I përgëzoj profesorët e Universiteteve shtetërore dhe Kolegjeve private që janë kandidatë për deputetë në këto zgjedhje.

Të ngjashme