Hasani porosi për drejtorët komunalë të Arsimit: Përgjegjësia për lejimin e narkotikëve në shkolla, bie mbi ju

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 12:19 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me qëllim të koordinimit të përgatitjeve të nevojshme kundër narkotikëve, drogës dhe sigurisë në shkolla, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2019, shefi i Task Forcës shtetërore kundër drogës, Avdullah Hasani, mblodhi drejtorët e arsimit të nivelit komunal në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Hasani ua bëri me dije se barra kryesore për luftimin e kësaj dukurie bie mbi drejtorët komunalë.

“Dinamika e gjeneratës së vjetër dhe asaj të re duhet të bëhen bashkë për të arritur kapacitetin e mjaftueshëm e sidomos në luftën kundër narkotikëve. Në vitin e kaluar kryeministri në detyrë ka kërkuar nga MPB që t’i marrin masat adekuate në mënyrë që përdorimi i substancave narkotike të mënjanohen”.

Shefi i Task Forcës Anti-Drogë tha se nëse vazhdon trendi i njëjtë i përdorimit të drogave në shkolla, Kosova mund të kryesojë me këtë problematikë në nivelin ndërkombëtar.

“Qëllimi pse Task Forca Anti-Drogë është themeluar këtë vit është pasi lidhet me raportet ndërkombëtare për Kosovën dhe ata vijnë në konkluzuon që Ministritë e linjës nuk i kanë koordinuar aktivitetet e tyre siç është paraparë. Nëse Kosova vazhdon me dinamikën e njëjtë të mos sigurisë në shkolla ajo mund të përfundoj të kryesoj për përdorimin e narkotikëve në shkolla”, tha ai.

Hasani tha se veprimi parandalues i Task Forcës parasheh sensibilizimin e opinionit publik dhe vetëdijesimin e prindërve mbi rreziqet e përdorimit të narkotikëve.

Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MAShT, Alush Istogu, tha se kjo ministri nuk mund të bëjë asgjë nëse nuk e kanë mbështetjen e drejtorëve komunalë të arsimit.

“Ne si ministri jemi duke e bërë planin dinamik për këtë pjesë dhe do ti koordinojmë punët tona me giitha drejtoritë dhe do kemi edhe plan operativ. Unë besoj qe do kemi një plan të përbashkët dhe këtë do të caktohen të gjithë aktorët. Këtë dukuri duhet ta shtrijmë edhe përmes kurikulës përmes lëndëve mësimore. Ne si MAShT nuk mundemi të bëjmë asgjë nëse nuk e kemi një mbështetje edhe nga bartësit që janë drejtorët e arsimit”, tha Istogu.

Në qershor të këtij viti Qeveria e Kosovës, themeloi Task Forca Anti-Drogë, ndërsa shef i saj emëroi Avdullah Hasani, ndërsa zëvendësshef për çështje operacionale, emëroi Drejtorin e Policisë së Kosovës  Rashit Çalaj.

Po ashtu Qeveria kishte nxjerr vendim që të fillohet me një fushat kundër përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë.

Kjo është Task Forca e parë e nivelit të tillë që është emëruara.

Fushata ka filluar duke pasur parasysh raportimet për numrin e madhe të përdoruesve të narkotikëve tek të rinjtë dhe problemet e sigurisë në shkolla.

Image may contain: 5 people, including Avdullah Hasani, people sitting

Të ngjashme