Hasani: Qeveria e gatshme me propozim-vendimin për parandalimin e konsumimit të narkotikëve

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Task-Forcës Antidrogë, Avdullah Hasani, njëherësh këshilltar i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në fazën finale për propozimin-vendimin për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë.

Hasani ka njoftuar se kanë mbetur edhe disa çështje teknike për të filluar fushata vetëdijësuese në lidhje me pasojat shëndetësore që vijnë nga konsumimi i drogës.

“Tani jemi në fazën e fundit të konsultimeve lidhur me propozimin-vendimin për masat që do të ndermirën nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe sektorit të sigurisë në vend, me qëllim të parandalimit të dukurive negative tek të rinjtë, në këtë rast parandalimin e konsumimit të narkotikëve dhe zvogëlimin e kriminalitetit tek të rinjtë”, ka shkruar Hasani

“Po ashtu tanimë kanë mbetur vetëm edhe disa çështje teknike për të filluar fushata vetëdijësuese lidhur me pasojat shëndetësore dhe ligjore që vijnë nga konsumimi ose shpërndarja e narkotikëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme