Haxhi Shala përfundon intervistimin në Gjykatë, zgjati vetëm 15 minuta

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka udhëtuar dje drejt Holandës, përkatësisht në Hagë, për t’u intervistuar në Dhomat e Specializuara.

Por siç duket intervistimi i tij nuk zgjati aq shumë, sikurse të ftuarve të tjerë.

Intervistimi i Shalës zgjati vetëm 15 minuta, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari, Vullnet Luzhinca.

“Edhe kjo punë u kry, “intervista më e gjatë” në Gjykatën Speciale e cila zgjati 15 minuta! U kthefsh faqebardhë shef!”, ka shrkuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme