Haxhiu paralajmëron masa ndaj Nehat Thaçit: Dha në shfrytëzim pronën e ministrisë kundërligjshëm

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 11:12 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj Nehat Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi siç ka thënë ajo kanë evidentuar disa shkelje, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një konferencë për medie ka përmendur disa nga shkeljet që kanë gjetur, si kontrata dhe transfero të paligjshme, rekrutime të paligjshme.

“Para disa ditësh kemi pranua në kabinet disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues.  Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë Haxhiu.

Ajo përmendi edhe dhënien e një prone të Ministrisë së Drejtësisë me qera, sipas saj në kundërshtim më ligjin, rast të cilin tha se do ta dërgojnë në Prokurori.

Ndërsa Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, duke folur për këtë rast dha se bëhet fajlë për 2 hektarë e 12 ari tokë.

“Çështja ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të një prone me shkelje të rënda flagrante. Prona ka gjithsej 2 hektarë e 12 ari.

“Drejtori Nehat Thaqi ka marrë vendime Për fillimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim nga një deri në 10 vjet. Ligji nuk përcakton dhe nuk i jep të drejtë drejtorit  për nxjerrjen e një vendimi të tillë. Shërbimi Korrektues ka përcaktuar kriteret, planin dhe certifikata e biznesit. Pra personi që ka fituar të drejtën për kontrate nuk ka pasur certifikatë të biznesit. Kjo jep sinjale për kurdisje të qëllimshme. Ligjet ku janë referuar janë ligjet për dhënien në shfrytëzim të pronës së paligjshme nga Nehat Thaqi dhe ministri Selimi”, tha ai.


Të ngjashme