Hetuesit e PZAP-së në QNR, po hetojnë votat me postë të Dragashit

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hetuesit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për t’i hetuar votat me postë për zgjedhjet e balotazhit në Komunën e Dragashit.

Siç mëson Ekonomia Online, hetuesit kanë parë materiale të dyshimta që i kanë hapur rrugë një hetimi më të detajuar.

Dyshimet janë se një numër fletëvotimesh me postë janë printuar nga i njëjti printer. Të gjitha ato i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.

Ekonomia Online ka siguruar fotografi të zarfeve, të cilat sikur shihen janë të shkruara nga e njëjta dorë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme