Historianët e Deçanit e quajnë tragjike deklaratën e Hotit për rrugën Deçan – Plavë

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Deçanit “Ali Hadri”, Shkodran Imeraj  në një konferencë për medie, ka thënë se ata kërkojnë që punimet në rrugën Deçan- Plavë të vazhdojnë, raporton Ekonomia Onilne.

Imeraj ka thënë se ata për ata është tragjike deklaratë e kryeministri Hoti, dhe si i japin mbështetje kryetarit të Deçanit që të vazhdojë me punimet e rrugës

“Për neve më tragjike është deklarata e kryeministrit Hoti që ka kërkuar që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016. Në kërkojmë që kjo çështje mos të jetë pjesë e diskutimive në Serbi, sepse kjo çështje duhet të rregullohet me ligjet e Kosovës”.

“Shprehim mbështetjen tonë për kryetarit e Deçanit,që kjo rrugë të vazhdojë. Është e papranueshme fakti se si u mohet banorëve të Deçanit qasja në këtë rrugë”, është shprehur ai.

Të ngjashme